Reali, 40 milionë euro për Verrattin
Real Madrid tashmë një kohë të gjatë është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti. Por, Los Blancos tani janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë euro për blerjen e tij.

Sport
Është një prej futbollistëve më të talentuar italian dhe ishte një prej atyre të paktëve që nuk vlen të kritikohet për paraqitjen e tij në Kampionatin botëror.
Por, për edicionin e tretë të njëpasnjëshëm ai mund të shndërrohet në protagonist të afatit kalimtar të futbollistëve.
Marco Verratti tashmë një kohë të gjatë kërkohet nga Real Madrid. Kurse, sipas të përditshmes sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, Los Blancos janë të gatshëm të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij.
Reali planifikon të rinovojë mesfushën dhe pas marrëveshjes me yllin gjerman Toni Kroos, është i gatshëm të bëjë edhe dy sakrifica të tjera duke siguruar shërbimet e Verrattit, dhe yllit të Kolumbisë nga Kampionati botëror, James Rodriguez.
Por, pa harruar edhe shitjet, Angel di Maria është ai që pritet të largohet nga klubi.
Ndërsa, në rast të shitjes së Verrattit, Paris Saint-Germain do të intensifikojë përpjekjet për blerjen e yllit të Juventusit, Paul Pogba.