Real–Barça, El Clasico më 11 shtator

Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në mes vete më 11 shtator në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo do të jetë një ndeshje ndërmjet legjendave të këtyre dy klubeve.

Sport

23/07/2014 19:10

Real Madridi dhe Barcelona do të zbresin në fushë më 11 shtator në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u përballur në mes vete.

Lajmin e ka konfirmuar Luis Figo, ish futbollist i të dyja klubeve, në një intervistë për Miami Herald.

Sigurisht, bëhet fjalë vetëm për një ‘El Clasico’ të legjendave të këtyre dy klubeve.

Figo ka treguar se Hugo Sánchez do të jetë trajner i yjeve të paharrueshme të Realit, ndërsa Charly Rexach do ta drejtojë Barcelonën, e cila do të ketë lojtarë si Deco, Giuly, Luis García e Coco.