Real Madridi synon Jamesin

Real Madrid ka hedhur sytë në drejt të mbrojtësit të Chelsea, Reece James. Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘AS’, Real Madrid po planifikon një transferim të bujshëm për mbrojtësin e krahut të ‘Bluve’, James, duke përfituar nga situata financiare e klubit, transmeton lajmi.net. James është kontraktuar në Londrën perëndimore deri në vitin 2028 dhe…

Sport

30/03/2023 14:15

Real Madrid ka hedhur sytë në drejt të mbrojtësit të Chelsea, Reece James.

Sipas një raporti nga gazeta spanjolle ‘AS’, Real Madrid po planifikon një transferim të bujshëm për mbrojtësin e krahut të ‘Bluve’, James, duke përfituar nga situata financiare e klubit, transmeton lajmi.net.

James është kontraktuar në Londrën perëndimore deri në vitin 2028 dhe është një nga figurat më të pëlqyera mes skuadrës dhe stafit.

Por Chelsea mund të detyrohet të shkarkojë disa lojtarë gjatë verës për të përmbushur kërkesat e nga federata angleze dhe Reali thuhet se do të shkojë për James.

Drejtuesit e klubit mbretëror e dinë që do ta kenë të vështirë transferimin e anglezit, por do të tentojnë./Lajmi.net/