​Real Madridi prezanton fanellat për edicionin 2022/23

Kampioni i ri i La Ligas Real Madridi ka prezantuar sot fanellat e reja që lojtarët do t’i bartin gjatë edicionit 2022/23.

Sport

16/05/2022 10:52

“Los Blancos” më në krye trajnerin Carlo Ancelotti patën një sezon shumë të suksesshëm duke u kurorëzuar si kampion në La Liga, e po ashtu janë edhe në finalen e Ligës së Kampionëve ku më 28 maj do të ballafaqohen me Liverpoolin, transmeton lajmi.net.

Real Madridi do të festojë 120 vjetorin e tyre në sezonin 2022-2023, kështu kanë zbuluar se si do të duken fanella e tyre në shtëpi për sezonin historik.

‘Mbretërit’ po kërkojnë të “festojnë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen” në dizajnin e tyre më të fundit, të prodhuar në partneritet me Adidas.

Gjigantët spanjollë nuk do të largohen shumë nga ngjyrat e tyre ikonë krejt të bardhë, megjithëse do të kenë “detaje vjollce”.

Këto janë fanellat e reja të Real Madridi: