Real Madridi për “gjynah”, PSG e shkatërron në pjesën e parë

Kampioni aktual evropian, Paris Saint-Germain, është duke udhëhequr bindshëm me rezultat 3:0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube. Mesfushori Fabian Ruiz ka qenë ylli i pjesës së parë me dy gola, ndërsa Ousmane Dembele ka shtuar edhe një tjetër, duke e thelluar epërsinë e parisienëve dhe duke i shkaktuar telashe…

Sport

09/07/2025 22:07

Kampioni aktual evropian, Paris Saint-Germain, është duke udhëhequr bindshëm me rezultat 3:0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Mesfushori Fabian Ruiz ka qenë ylli i pjesës së parë me dy gola, ndërsa Ousmane Dembele ka shtuar edhe një tjetër, duke e thelluar epërsinë e parisienëve dhe duke i shkaktuar telashe të mëdha skuadrës spanjolle, transmeton lajmi.net

PSG ka dominuar dukshëm në këtë pjesë të parë, duke dëshmuar pse aktualisht konsiderohet si skuadra më e mirë në botë. Real Madridi do të ketë nevojë për një rikthim spektakolar në pjesën e dytë nëse dëshiron të sigurojë finalen./lajmi.net/