Real Madridi ofron mbi 100 milionë euro për Harry Kane

Drejtuesit e Real Madridit planifikojnë t’i ofrojnë Tottenhamit 115 milionë euro për sulmuesin, Harry Kane. Kështu ka raportuar gazeta e madhe spanjolle AS, transmeton lajmi.net. Reprezentuesi anglez konsiderohet zëvendësues i Karim Benzemas i cili mund të largohet në verë nga “mbretërit” për një ofertë marramendëse nga Al Ittihad në Arabinë Saudite. “Drejtuesit e Realit duan…

Sport

31/05/2023 12:57

Drejtuesit e Real Madridit planifikojnë t’i ofrojnë Tottenhamit 115 milionë euro për sulmuesin, Harry Kane.

Kështu ka raportuar gazeta e madhe spanjolle AS, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi anglez konsiderohet zëvendësues i Karim Benzemas i cili mund të largohet në verë nga “mbretërit” për një ofertë marramendëse nga Al Ittihad në Arabinë Saudite.

“Drejtuesit e Realit duan Kane, dhe janë të gatshëm t’i ofrojnë 115 milionë euro Tottenhamit për kapitenin e klubit londinez. Problem mund të jetë dëshira e Kane për të qëndruar në Premierligë, pasi ai planifikon të thyejë rekordin e Alan Shearer për më shumë gola në kampionatin anglez. Skautët e Realit e vlerësojnë sulmuesin anglez dhe do të bëjnë gjithçka për ta sjellë në Madrid në merkaton e verës” – raporton AS.

Mediat spanjolle kujtojnë se Reali është në kërkim të përforcimeve në sulm, pasi e ardhmja e Benzemas është në pikëpyetje.

Francezi ka kontratë me Real Madridin deri më 30 qershor të këtij viti./Lajmi.net/