Real Madridi nuk kanë qenë të interesuar për Leaon

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, agjenti i Rafael Leaos i propozoi Real Madridit anësorin e Milanit, por ata nuk ishin të interesuar. E ardhmja e portugezit është në dyshim, pasi kontrata e tij zgjat vetëm deri në qershor 2024 dhe negociatat për një zgjatje janë ende duke u zvarritur. Paraqitjet e tij në Kupën e Botës…

Sport

08/12/2022 23:40

Sipas gazetës spanjolle ‘Marca’, agjenti i Rafael Leaos i propozoi Real Madridit anësorin e Milanit, por ata nuk ishin të interesuar.

E ardhmja e portugezit është në dyshim, pasi kontrata e tij zgjat vetëm deri në qershor 2024 dhe negociatat për një zgjatje janë ende duke u zvarritur.

Paraqitjet e tij në Kupën e Botës kanë impresionuar gjithashtu shumë skuadra, veçanërisht pasi Chelsea ishte përgatitur tashmë të paguante 100 milionë euro gjatë verës.

Megjithatë, Real Madridi me sa duket nuk do marrë shërbimet e tij, sepse ‘Marca’ pretendon se agjenti Jorge Mendes ia ofroi atë presidentit Florentino Perez më shumë se një herë.

Duke marrë parasysh se ‘Mbretërit’ tashmë kanë Vinicius Junior në krahun e majtë dhe 22 vjeçari gjithashtu po rrit më tej reputacionin e tij për Brazilin në Kupën e Botës.

Klubet që janë më të interesuar për një transferim të Rafael Leao përfshijnë Chelsea, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Manchester City.

Megjithatë, ai është gjithashtu në bisedime për të vazhduar kontratën e tij me Milanin./Lajmi.net/