Real Madridi javën e ardhshme do të prezantojë këta tre futbollistë në “Santiago Bernabeu”

Siç bëhet e ditur nga gazetari italian, Fabrizio Romano, Real Madridi do të prezantojë tri transferimet e reja të klubit në javën e ardhshme. Bëhet fjalë për Frang Garcian, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz, ku që të tre do të prezantohen në “Santiago Bernabeu” në javën e ardhshme. Jude Bellingham ka kompletuar testet mjekësore sot…

Sport

09/06/2023 09:45

Siç bëhet e ditur nga gazetari italian, Fabrizio Romano, Real Madridi do të prezantojë tri transferimet e reja të klubit në javën e ardhshme.

Bëhet fjalë për Frang Garcian, Jude Bellingham dhe Brahim Diaz, ku që të tre do të prezantohen në “Santiago Bernabeu” në javën e ardhshme.

Jude Bellingham ka kompletuar testet mjekësore sot dhe ka nënshkruar një kontratë afatgjate që do ta mbajë në klub deri në qershor të vitit 2029.

Brahim Diaz do të rikthehet nga huazimi nga Milani, pasi që ka gjetur akordin për kushtet personale për një marrëveshje të re me Real Madridin deri në qershor të vitit 2027.

Fran Garcia rikthehet te Real Madridi pasi që ky i fundit aktivizoi klauzolën prej 5 milionë eurosh për ta blerë atë nga Rayo Vallecano.