Real Madridi do ta padisë Javier Tebas dhe La Ligan

Real Madridi do ta vazhdojë luftën legale me La Ligan.

Sport

10/08/2021 13:27

Ditë më parë La Liga kishte arritur marrëveshje me fondin ndërkombëtar Capital Partners SICAV-FIS për shitjen e 10% të drejtave televizive për 2.7 miliardë euro, shkruan lajmi.net.

Me anë të kësaj marrëveshje, klubet duhej të binin dakord që të  jepnin të drejtat televizive për 50 vitet e ardhshme, gjë që presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dhe ai i Real Madridit, Firoentino Perez refuzuan ta bëjnë.

Barcelona dhe Real Madridi vlerësuan të dëmshme marrëveshjen e La Ligas.

Pikërisht Real Madridi ka vendosur ta çojë çështjen në gjykatë, ku do ta padisë La Ligan dhe presidentin e saj, Javier Tebas.

Gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve që u mbajt në ditën e sotme, Real Madridi përmes një komunikate zyrtare ka kumtuar lajmin që do ta padisë La Ligan.

“Los Blancos” do ta padisin La Ligan dhe fondin CVC ku me 12 gusht do të votohet marrëveshja e re./Lajmi.net/