Real Madrid triumfon ndaj Interit, kualifikohet si lider nga grupi D

Real Madrid e ka mbyllur me fitore aventurën në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Sport

07/12/2021 22:49

“Los Blancos” mposhten Interin me rezultat 2 – 0, shkruan lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e shënoi mesfushori Toni Kroos. Gjermani realizoi nga distanca pas një pasimi të bukur nga Rodrygo (17′).

Gjërat për Interin u vështirësuan kur Nicolo Barella u ndëshkua me të kuq, pas një ndërhyrje me Eder Militaon (64′).

Pastaj, ishte i inkuadruari Marco Asensio që vulosi fitoren me një eurogol nga distanca (79’), që la në gjumë portierin mysafir.

Me këtë fitore, Real Madrid largohet nga grupi D me 15 pikë, derisa Inter kualifikohet si pozitë e dytë me 10 sosh./Lajmi.net/