Real Madrid transferon yllin e Dortmundit për 105 milionë euro
Real Madrid mund të sjellë në skuadër një tjetër lojtar fantastik për sezonin e ardhshëm.

Sport
‘Los Blancos’ janë të interesuar për transferimin e talentit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.
Sancho ka kërkuar largimin nga Dortmund në afatin e fundit kalimtar, por gjermanët kërkuan shumë të madhe për transferimin e tij, dhe reprezentuesi anglez nuk kishte zgjidhje tjetër, veç se të qëndronte në ‘Signal Iduna Park’, përcjell lajmi.net.
Manchester United është interesuar gjithashtu për shërbimet e Sanchos, por Zidane dëshiron të përfundojë më herët punën rreth tij, duke dërguar një ofertë prej 105 milionë euro.
Sancho këtë sezon në Bundesligë në fanellën e Borussia Dortmund ka shënuar 17 gola, duke qenë në mesin e lojtarëve më në formë në kampionatin gjerman./Lajmi.net/