Real Madrid transferon lojtarin më të mirë të Romës

14:01 | 5 Dhjetor 2018

Real Madrid mund të përforcojë fazën e mbrojtjes me lojtarin më të mirë të Romës.

Kostas Manolas është subjekt interesimi i Real Madridit, që e sheh atë si zëvendësim afatgjatë të kapitenit Sergio Ramos.

Sipas ‘Don Balon’, presidenti Florentino Perez po diskuton me trajnerin Santiago Solari për përforcimet e mundshme në afatin kalimtar të janarit, dhe mbrojtësi grek është një prioritet në listën e tyre.

Manolas në treg vlerësohet rreth 60 milionë euro. Ai konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin evropian, dhe do të ishte një shtesë e mirë për skuadrën e Solarit për pjesën e dytë të sezonit.

27 vjeçari grek është pjesë e Romës që nga viti 2014, dhe në 139 paraqitje ka shënuar 6 gola./Lajmi.net/