Real Madrid transferon Icardin për 110 milionë euro

Ishte e ditur se largimi i Cristiano Ronaldos do të sillte një periudhë të trazuar te Real Madrid, por askush nuk e ka pritur një reagim kaq të dobët nga kampionët e Evropës.

Sport

02/01/2019 22:21

Me largimin e Ronaldos, Karim Benzema mbeti sulmuesi i vetëm klasik në Madrid, derisa ‘Los Blancos’ vendosën të transferojnë sulmuesin Mariano Diaz nga Lyon, për të cilin paguan 20 milionë euro, dhe atë vetëm një vit pasi e shitën për tetë milionë.

Diaz arriti të zëvendësonte Ronaldon në numrin e fanellës duke trashëguar numrin shtatë, por ishte larg nivelit të portugezit në fushë.

Me mungesën e golave në sulm, sipas asaj që raporton ‘AS’, presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, do të bëjë gjithçka për transferimin e Mauro Icardit në ‘Santiago Bernabeu’.

Icardi ka kontratë me Interin deri në vitin 2021, dhe Perez do të tentojë të bind Interin duke iu ofruar deri në 110 milionë euro për sulmuesin argjentinas.

25 vjeçari u transferua në Inter në vitin 2013 nga Sampdoria për vetëm 13 milionë euro, dhe në 204 paraqitje për skuadrën nga Milano ka shënuar 120 gola./Lajmi.net/