Real Madrid tërhiqet nga Vidal

Real Madrid është tërhequr nga interesimi për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Arturo Vidal pas aksidentit që shkaktoi duke vozitur nën ndikim të alkoolit.

Sport

18/06/2015 11:53

Arturo Vidal tashmë një kohë të gjatë kërkohej nga Real Madrid.

Nga këndvështrimi sportiv, Los Blancos nuk kanë fare dyshime. Ai është një futbollist i cili do të përshtatej shumë mirë në Santiago Bernabeu.

Mirëpo, skuadra e trajnerit të ri Rafael Benitez ka vendosur të tërhiqet nga interesimi për transferimin e tij.

Kjo për shkak të aksidentit që shkaktoi Vidal në vendlindjen e tij në Kili, kur u përplas me Ferrarin e tij derisa ishte duke e vozitur nën ndikim të alkoolit, raporton “Marca”.

Vidal, një vit më parë ishte kërkuar nga Manchester United.