Real Madrid të bindur në transferimin e Mbappe

Gjiganti spanjoll pritet që të bëjë disa transferime në merkaton e verës së ardhshme.

Sport

04/12/2021 08:28

Real Madrid qysh tani ka filluar të mendojë për edicionin e ardhshëm, ku pritet që të përforcohen me disa futbollistë kualitativ, transmeton lajmi.net.

Sigurisht njëri ndër emrat më të përmendur mbetet ai i Kylian Mbappe i cili prej kohësh është lidhur me një kalim në “Santiago Bernabeu”.

Sipas gazetës ‘AS’, “Los Blancos” janë të bindur që do të nënshkruajnë me Mbappen në fund të edicionit si lojtar i lirë.

22-vjeçari, ka kontratë me PSG-në vetëm deri në fund të edicionit, dhe thuhet se ai ka vendosur që të mos rinovojë me ‘Parisienët’.

Madrilenët tashmë kanë nisur planin për transferimin e tij, dhe ylli francez po pritet me entuziazëm të madh nga drejtuesit e gjigantit spanjoll.

Mbappe do të jetë i lirë të nënshkruajë para-kontratë me ndonjë ekip tjetër qysh në janar, nëse vendos të mos rinovojë me PSG-në. /Lajmi.net/