Real Madrid sigurt drejt titullit, fiton pa telashe ndaj Alaves

Real Madrid ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme.

Sport

10/07/2020 23:57

Skuadra e Zinedine Zidane, Real Madrid, ka shënuar fitore të lehtë në xhiron e 35-të të La Liga, duke mposhtur Deportivo Alavesin me rezultatin 2:0, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në këtë takim u shënua nga Karim Benzema, i cili penalltinë e fituar nga Ferland Mendy në minutën e 11’ e konvertoi në gol.

Real Madrid dyfishoi epërsinë dhe vulosi fitoren me anë të Marco Asensio, i cili tundi rrjetën në minutën e 50’.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 80 pikëve si lider i tabelës, duke ruajtur diferencën me katër pikë nga Barcelona.

Deportivo Alaves mbetet me 35 pikë në pozitën e 17-të, duke mos pasur mundësi të shkëputet nga zona e rrezikut, me vetëm tri pikë larg saj. /Lajmi.net/