Real Madrid ‘shkatërron’ Eibarin – merr përkohësisht kreun e tabelës

Real Madrid ka shënuar fitore të lehtë kundër Eibar.

Sport

09/11/2019 20:23

‘Los Blancos’ kanë shënuar fitore me rezultatin 0:4 në përballjen kundër Eibar, në xhiron e 13-të të La Liga, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Karim Benzema, i cili realizoi golin e parë qysh në minutën e 17’.

Ramos dyfishoi epërsinë e Real, kur nga pika e bardhë realizoi për 2:0, në minutë e 20’ të takimit.

9 minuta më vonë u akordua edhe një penallti në favor të madrilenëve, penallti të cilën në gol e ktheu Benzema, për 3:0.

Federico Valverde shënoi për rezultatin final, 0:4, në minutën e 61’ të takimit.

Me këtë fitore, Real Madrid mbanë përkohësisht kreun e tabelës,  me 25 pikë të grumbulluara.

Eibar mbetet në pozitën e 15, me 15 pikë të tubuara. /Lajmi.net/