Real Madrid sfidon Barcën, i futet garës për Martinez

Real Madrid janë duke shpresuar të mposhtin Barcelonën në nënshkrimin e sulmuesit të Inter, Lautaro Martinez, raporton TyC Sports.

Sport

14/02/2020 10:52

‘Los Blancos’ janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e lojtarit prej 111 milionë euro.

Për Martinez interesim ka shprehur edhe Barcelona, madje që nga vera e vitit të kaluar.

Madje, Mundo Deportivo sot (e premte) ka raportuar se katalanët janë të vendosur të paguajnë klauzolën e lojtarit me t’u hapur afati kalimtar i verës së vitit 2020.

Me ofertat e Realit dhe Barcelonës, tani Lautaros i duhet të zgjedh se tek cili gjigant spanjoll do të transferohet./Lajmi.net/