Real Madrid seriozisht pas Van Dijk

Real Madrid janë të vendosur që të transferojnë Virgil van Dijk.

Sport

09/09/2019 17:59

Ylli i Liverpool, i cili njëkohësisht është pretendenti kryesorë për ‘Topin e Artë’, Virgil van Dijk, ka përfunduar në listën e dëshirave të Real Madrid.

Real Madrid do të donin të transferonin lojtarin nga Liverpool, raporton ‘Gazzetta dello Sport’, por ata janë në dijeni se do të jetë shumë e vështirë kjo lëvizje.

Mbrojtësi holandez, i cili konsiderohet si më i miri në pozitën e tij, thuhet se është afër marrëveshjes së re me Liverpool.

Lojtari pritet të nënshkruajë për qëndrimin deri në  vitin 2026 me kampionët e Evropës. /Lajmi.net/