Real Madrid – Schalke 112.4 me 121.8

Real Madrid vrapoi shumë më pak se Schalke në humbjen nga skuadra gjermane në Santiago Bernabeu, në duelin e vlefshëm për kualifikim në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Sport

11/03/2015 16:40

Real Madrid u mposht në Santiago Bernabeu nga Schalke me rezultat 3:4, por me shumë fat u kualifikua në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, falë fitores 2:0 në Gelsenkirchen.

Mirëpo, disfata në shtëpi e Los Blancos mund të arsyetohet me statistikën se futbollistët e Schalkes vrapuan në total 121.8 kilometra në Madrid.

Kurse, futbollistët e Carlo Ancelottit vetëm 112.4, gati 10 kilometra më pak, 9.4 për të qenë më të saktë.

Gjiganti spanjoll vazhdoi tutje, por në rrethin tjetër nevojitet shumë më shumë vrapim e angazhim ekipor.