Real Madrid rivalizon Chelsean në garën për Nkunku

Christopher Nkunku pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e ardhshme. Ylli i RB Leipzig, Nkunku ishte një nga lojtarët që u kërkua shumë në fillimin e merkatos së verës së kaluar, por ai vendosi të qëndronte te Leipzig. Interesimi për Nkunku pritet të kthehet i njëjtë në verën tjetër, me…

Sport

26/09/2022 21:28

Christopher Nkunku pritet të jetë një nga emrat më të lakuar në merkaton e ardhshme.

Ylli i RB Leipzig, Nkunku ishte një nga lojtarët që u kërkua shumë në fillimin e merkatos së verës së kaluar, por ai vendosi të qëndronte te Leipzig.

Interesimi për Nkunku pritet të kthehet i njëjtë në verën tjetër, me dy skuadra tashmë që janë duke punuar për të.

Sipas ‘Fichajes’, Real Madrid duan të rivalizojnë Chelsea për nënshkrimin e Nkunku, përcjell lajmi.net.

Raportimet bëjnë të ditur se Nkunku është prioritet i Real Madrid, pasi nuk do të nënshkruajnë me Kylian Mbappe.

Nkunku sezonin e kaluar ishte lojtari më i mirë në Bundesliga, duke arritur shifra dyshifrore në gola dhe në asiste. /Lajmi.net/