Real Madrid rikthen interesimin për Zaniolo

Real Madrid duket se nuk do të ndalet me kaq në afatin kalimtar të verës.

Sport

21/07/2019 14:16

‘Los Blancos’ janë duke synuar edhe një tjetër përforcim të madh pas emrave si Hazard, Jovic e Mendy.

Sipas ‘Corriere della Sera’, Madrid kanë shfaqur përsëri interesim për yllin e Romës, Nicolo Zaniolo, transmeton lajmi.net.

20 vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me një kalim në ‘Bernabeu’ sezonin e kaluar, dhe tani po rikthejnë interesimin për të, me zërat për shitjen e Bale që po rriten.

Thuhet se skuadra e Tottenham është ajo që po prinë garën për Zaniolo, kurse Juventus kanë zbehur interesimin për italianin.

Zaniolo kaloi tek Roma në sezonin e kaluar, nga Inter, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Radja Nainggolan. /Lajmi.net/