Real Madrid, problemi i Di Marias

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville “fajëson” largimin e padëshiruar nga Real Madrid, për formën e dobët të Angel di Marias.

Sport

07/03/2015 11:24

Ish mbrojtësi i Manchester Unitedit, Gary Neville beson se Angel Di Maria ende nuk është pajtuar me largimin nga Real Madrid, dhe kjo ndikon në formën e tij të zbehtë në periudhën e fundit në Premierligë.

“Brenda disa ditësh pas ardhjes në United, Di Maria publikoi një letër për tifozët e Real Madridit duke thënë se asnjëherë nuk dëshiroi të largohej nga Bernabeu”, tha Neville për “Daily Telegraph”.

“Të luani për klubet si Real Madrid ose Barcelona, është ëndërr e çdo futbollisti, kurse pas ardhjes në Angli, Di Maria pranoi se nuk ishte në klubin e dëshiruar. Dhe, kjo ndikon tek ai”, u shpreh ai.