Real Madrid prezanton transferimin e radhës

Skuadra e Real Madridit e ka vazhduar prezantimin e futbollistëve, me Rodrygo Goes i cili u shfaq së fundmi në 'Santiago Bernabeu'.

Sport

18/06/2019 14:32

Braziliani nënshkroi verën e kaluar për 45 milionë euro, por qëndroi në Santos dhe tani kompletoi kalimi te Reali, ku shpreson të sjellë gëzim.

”Unë e falënderoj Zotin për gjithçka që ka bërë për mua, dhe gjithashtu familjen time dhe presidentin që kanë besim në punën time”, tha i riu pasi u paraqit edhe zyrtarisht si lojtar i Realit, transmeton lajmi.net.

“Unë shpresoj që të sjell shumë gëzim”.

”Hala Madrid!”, përfundoi ai.

Në anën tjetër, presidenti i klubit u shpreh tejet i lumtur për blerjen e talentit brazilian. /Lajmi.net/