Real Madrid – Pogba, ky është zhvillimi i fundit

Real Madrid ka vendosur një objektiv ambicioz për të nënshkruar me Paul Pogban: 1 korrik, dita e kthimit të Manchester United për trajnimin e para-sezonit.

Sport

17/06/2019 10:42

Bordi i Realit e di se ardhja e francezit nuk do të jetë e lehtë, për shkak të kostos së përfshirë dhe qëndrimit të United ndaj çështjes, dhe, që nga e hëna, kanë mbetur vetëm edhe dy javë për të përfunduar marrëveshjen.

Deri tani, United nuk kanë qenë të gatshëm të negociojnë largimin e Pogbas, por deklaratat e tij të dielën mund të ndryshojnë pozicionin e tyre, përcjell lajmi.net.

Ky është hapi i parë i 26-vjeçarit në drejtim të përpjekjes për të detyruar transferimin, pasi ai sinjalizoi synimin e tij, ndërkohë që gjithashtu vendosi të dal në publik të shpreh dëshirën e tij për t’u larguar.

Ka pasur taktika më agresive të përdorura në të kaluarën pasi lojtarët dëshironin largimin e klubi jo, por deklaratat e tij megjithatë janë të rëndësishme.

Një tjetër fakt që mund ta shtyejë Pogban të kalojë në ‘Santiago Bernabeu’ është emërimi i Zinedine Zidane si trajner. /Lajmi.net/