Real Madrid po refuzon ofertat për James Rodriguez

James Rodriguez është një nga emrat më të kërkuar në merkato.

Sport

19/01/2020 13:35

Ylli kolumbian i cili luan me skuadrën e Real Madrid, nuk po arrin që të gjej hapësirat e duhura nën urdhrat e Zinedine Zidane.

‘Marca’ raporton se Real Madrid nuk janë të gatshëm të lirojnë James në formë huazimi, transmeton lajmi.net.

Një numër i skuadrave kanë kërkuar transferimin e përkohshëm të Rodriguez, por ‘Los Blancos’ nuk pëlqejnë këtë ide.

Real Madrid shpreson të shes kartonin e 28 vjeçarit në formë permanente, por nuk ka ndonjë skuadër që ka shfaqur interesim serioz për këtë çështje.

James ka regjistraur vetëm shtatë paraqitje në La Liga këtë sezon, nën urdhrat e Zidane. /Lajmi.net/