Real Madrid po planifikon t’i ofrojë kontratë të re Marcelos

Ndarja Marcelo – Real Madrid mund të mos ndodhë gjatë kësaj vere.

Sport

03/05/2022 16:05

Të paktën kështu raporton Mundo Deportivo, sipas të cilëve “Los Blancos” po planifikojnë të re brazilianit.

Kontrata e mbrojtësit anësor skadon në këtë verë, e për rrjedhojë nxiti jo pak zëra që e çojnë 33-vjeçarit larg “Santiago Bernabeut”, transmeton lajmi.net.

Ditë më parë u përfol se lojtari mund të pensionohet në fund të këtij sezoni dhe të marrë ndonjë rol brenda skuadrës, duke mos e dashur largimin.

Ka një dyzinë skuadrash të interesuara nga Premier League e Serie A për lojtarin, por, sipas situatës aktuale, lojtari ka më shumë gjasë të qëndrojë te “mbretërit”. /Lajmi.net/