Real Madrid po e monitoron situatën e Skriniar

Milan Skriniar ka përfunduar në radarin e Real Madrid. Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Real Madrid po e monitorojnë me kujdes situatën kontraktuale të Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak është duke u afruar me fundin e kontratës së tij me Inter dhe nuk ka shenja që flasin për një rinovim të mundshëm të tij,…

Sport

25/09/2022 21:14

Milan Skriniar ka përfunduar në radarin e Real Madrid.

Raportime nga Spanja bëjnë të ditur se Real Madrid po e monitorojnë me kujdes situatën kontraktuale të Milan Skriniar.

Mbrojtësi sllovak është duke u afruar me fundin e kontratës së tij me Inter dhe nuk ka shenja që flasin për një rinovim të mundshëm të tij, përcjell lajmi.net.

Mbrojtësi 27-vjeçar lidhej me një largim të mundshëm edhe gjatë merkatos së verës e cila mbeti prapa, me skuadrën e PSG që ishin gati ta transferonin atë.

Në merkaton e ardhshme, sipas ‘Mundo Deportivo’, Real Madrid do të konsiderojnë një lëvizje për Skriniar.

Tek Inter do të tentojnë t’i japin një ofertë për kontratë të re lojtarit, por gjasat janë minimale që ai ta pranojë një të tillë.

Mbetet të shihet nëse Real Madrid mund ta fitojë garën me PSG për shërbimet e mbrojtësit të Inter. /Lajmi.net/