Real Madrid përgatit 70 milionë euro, synon kartonin e Joao Cancelo

Manchester City duhet të punojë shumë për të mbajtur në radhët e veta mbrojtësin portugez, Joao Cancelo. Real Madrid e ka futur emrin e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo në listën e dëshirave. Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Real Madrid janë gati të paguajnë plot 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e Cancelo,…

Sport

01/11/2022 14:55

Manchester City duhet të punojë shumë për të mbajtur në radhët e veta mbrojtësin portugez, Joao Cancelo.

Real Madrid e ka futur emrin e mbrojtësit portugez, Joao Cancelo në listën e dëshirave.

Raportime të ‘AS’ bëjnë të ditur se Real Madrid janë gati të paguajnë plot 70 milionë euro për të siguruar shërbimet e Cancelo, përcjell lajmi.net.

28-vjeçari shihet si objektivi kryesor i Florentino Perez, me skuadrën që po përgatitet të ndajë rrugët me Dani Carvajal.

Një pengesë që mund t’i dalë Real Madridit është se kontrata e Cancelo në ‘Etihad’ është e vlefshme deri në vitin 2027, si dhe portugezi është i lidhur ngushtë me Pep Guardiola.

Edhe nëse Real Madrid arrin të bind skuadrën e Manchester City, operacioni nuk do të jetë as i lehtë e as i lirë. /Lajmi.net/