Real Madrid pas mbrojtësit të Torinos

Real Madrid është e interesuar për mbrojtësin e Torinos, Bruno Peres.

Sport

13/01/2016 22:09

Bruno Peres është njëri nga objektivat e Real Madridit, përcjell Lajmi.net nga Fichajes.

Skuadra spanjolle është duke e vëzhguar mbrojtësin e Torinos, dhe mund ta tentojë transferimin e tij gjatë verës.

Për brazilianin interesim ka shprehur edhe skuadra e Bayern Munichut, pas kërkesës së trajnerit të ardhshëm Carlo Ancelotti.

Interesimi i Realit për Peresin është befasi, marrë parasysh që ‘Los Blancos’, i kanë tre lojtarë që luajnë në pozitën e njejtë me të aktualisht në skuadër, Danilo, Carvajal dhe Arbeloa.