Real Madrid nuk ka vend të lirë për trofeun e ri të Ligës së Kampionëve

Muzeu i Real Madridit nuk ka vend për trofeun e ri të Ligës së Kampionëve.

Sport

30/05/2018 13:16

Real Madrid ka një problem të çuditshëm.

Muzeu i klubit nuk ka vend për trofeun e ri të Ligës së Kampionëve.

“El Chiringuito” raporton se këtë javë do të bëhet rinovimi dhe të zgjerohet vendi i trofeve, ku më pas do të vendoset titulli që fitoi Reali në Kiev kundër Liverpoolit, i 13-ti në histori të klubit, i treti me radhë, për të shkruar histori.