Real Madrid nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Bale

Real Madrid nuk do të ndërpresë bashkëpunimin me Gareth Bale, pavarësisht mesazhit të shumë diskutuar të reprezentuesit uellsian.

Sport

20/11/2019 23:37

Gareth Bale u paraqit në festën e Uellsit për kualifikim në Euro 2020 me një flamur të përqeshte Real Madridin.

“Uells, golf, Real Madrid”, shkruhej në flamurin që Bale ironizote me skuadrën e tij, përcjell lajmi.net.

Përkundër këtij mesazhi, Real Madrid nuk planifikon të ndërmarrë ndonjë masë kundër futbollistit.

Një burim i ‘Marca’, tha të mërkurën se Real Madrid nuk po mendon të ndëshkojë futbollistin apo diçka tjetër, pasi ai pritet të rikthehet sërish vendimtar për skuadrën./Lajmi.net/