Real Madrid nuk e do transferimin e yllit të madh

Real Madrid është duke menduar për transferimet që do t’i bëjë me të përfunduar ky sezon.

Sport

14/04/2019 18:33

Real Madrid është duke u përgatitur të bëjë një mini revolucion në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra spanjolle thuhej se po tenton ta transferojë Joao Felixin nga Benfica, por duket se gjërat nuk qëndrojnë ashtu, përcjell lajmi.net nga AS.

Real Madrid ka bërë të ditur se ata nuk janë të interesuar në transferimin  e talentit të skuadrës portugeze.

Madrilenët janë aktualisht të fokusuar në transferimin e Eden Hazard, Paul Pogbas dhe Mauro Icardit për afatin kalimtar të verës. /Lajmi.net/