Real Madrid nuk do të nënshkruajë me një ‘zëvendësues’ të Benzema

Skuadra e Real Madrid nuk ka në plan të bëjë ndonjë transferim gjatë janarit, për repartin e sulmit. ‘Los Blancos’ rrezikojnë të jenë pa Karim Benzema pas Kupës së Botës, por kjo nuk do t’i shtyjë ata që të bëjnë ndonjë transferim. ‘Marca’ thotë se Reali nuk po kërkon një tjetër sulmues dhe kanë besimin…

Sport

21/11/2022 22:35

Skuadra e Real Madrid nuk ka në plan të bëjë ndonjë transferim gjatë janarit, për repartin e sulmit.

‘Los Blancos’ rrezikojnë të jenë pa Karim Benzema pas Kupës së Botës, por kjo nuk do t’i shtyjë ata që të bëjnë ndonjë transferim.

‘Marca’ thotë se Reali nuk po kërkon një tjetër sulmues dhe kanë besimin e plotë në Karim Benzema, përcjell lajmi.net.

Fituesi i Topit të Artë ka pasur telashe të gjejë formën e tij më të mirë këtë sezon dhe humbi Kupën e Botës pasi pësoi një lëndim.

Benzema pritet megjithatë të jetë zgjedhja e parë për sulmin e Real Madrid, deri në vitin 2024. Rodrygo do t’i mbulojë hapësirat e tij, kur ai mungon. /Lajmi.net/