Real Madrid nuk do ta transferojë Pogban?

Skuadra e Real Madrid duket se nuk do ta transferojë yllin e Manchester United, Paul Pogba.

Sport

14/06/2019 17:17

‘Los Blancos’ kanë bërë disa transferime të mëdha gjatë javëve të fundit, duke afruar emra si Luka Jovic, Eden Hazard apo Ferland Mendy.

Shpenzimet e shumta duket se do t’ia pamundësojnë mbretërve transferimin e fituesit të Kupës së Botës me Francën, Paul Pogba.

‘L’Equipe’ raporton se sipas fjalëve të një prej drejtuesve të Real Madrid, skuadra nuk do të shpenzojë në francezin, transmeton lajmi.net.

Pogba ka qenë një prej synimeve kryesore të Zinedine Zidane, pasi skuadra ka nevojë për lojtar të repartit të mesfushës.

Një prej emrave tjerë që mund të vije në konsideratë për këtë repart është ai i Christian Eriksen. /Lajmi.net/