Real Madrid ndalet nga Villareal, PSG vazhdon me bilancin perfekt në Francë

Skuadra e Real Madrid është ndalur me barazim nga Villareal.

Sport

25/09/2021 22:55

Real Madridi dhe Villareal kanë luajtur me barazim pa gola në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7-të në La Liga.

Villareal ishte më kërkuese ku kishte disa raste të mira shënimi, megjithatë Courtois e mbajti portën e paprekur.

‘Galaktikët’ me këtë barazim qëndrojnë si lider të La Ligas me 17 pikë të mbledhura, me pesë fitore e dy barazime pas shtatë ndeshjeve, gjersa Villareal gjendet në vendin e 10-të me tetë pikë të mbledhura, e cila ka një fitore dhe plot pesë barazime në gjashtë ndeshje sa i ka zhvilluar gjithsej deri tani.

Në anën tjetër, PSG ka vazhduar me bilandin 100% të fitoreve, duke e regjistruar fitoren e tetë me radhë në po aq ndeshje.

‘Parisienët’ mposhtën skuadrën e Montpellier me rezultat 2-0, me golat e Idrissa Gueye (14′) dhe Julian Draxler (89′).

PSG arrijnë pikët maksimale, 24 të plota pas tetë xhirove, duke qëndruar si lider me së paku 10 pikë më shumë se sa Marseille që renditen në pozitën e dytë. /Lajmi.net