Real Madrid monitoron talentin nga Ligue 1

Skuadra e Real Madrid ka dërguar skautët e saj në kampionatin elitar të futbollit francez.

Sport

20/02/2020 19:30

‘Marca’ bën të ditur se Real Madrid po monitoron zhvillimin e lojtarit të Rennes, Eduardo Camavinga.

‘Los Blancos’ janë të interesaur të sigurojnë shërbimet e 17 vjeçarit që aktivizohet edhe me Francën U21.

Në Madrid, lojtarin e shohin si zëvendësues ideal për mesfushorin brazilian Casemiro.

Camavinga ka edhe dy vite e gjysmë kontratë të vlefshme me skuadrën e tij. /Lajmi.net/