Real Madrid me transferim të papritur në verë

Real Madrid mund të has në probleme të mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

15/04/2019 16:43

Real Madrid është duke tentuar ta transferojë Declan Rice nga West Hami.

Skuadra spanjolle ka filluar kontaktet e para me familjen e mesfushorit, gjersa ‘Çekanët’ mund të ankohen në FIFA dhe UEFA për shkak të negociatave të fshehta, përcjell aljmi.net.

Real Madrid e do transferimin e Declan Rice, ndërsa West Ham kërkon 50 milionë euro nga shitja e tij.

Por, skuadra londineze ka kërkuar që mos t’i bëhet presion lojtarit që ta kërkojë uljen e çmimit, pasi nuk do ta lejojnë një gjë të tillë. /Lajmi.net/