Real Madrid, ‘mbret’ i penalltive

Duke e llogaritur atë të akorduar të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, Real Madrid është kampion absolut për numrin e penalltive në favor të tyre. Opta, që merret me publikimin e statistikave të ndryshme në futboll, ka njoftuar se gjiganti madrilen është skuadra me numrin më të madh të penalltive të ekzekutuara…

Sport

24/10/2013 12:29

Duke e llogaritur atë të akorduar të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit, Real Madrid është kampion absolut për numrin e penalltive në favor të tyre.

Opta, që merret me publikimin e statistikave të ndryshme në futboll, ka njoftuar se gjiganti madrilen është skuadra me numrin më të madh të penalltive të ekzekutuara në tri vjetët e fundit.

Los Blancos kanë ekzekutuar 25 penallti në tri edicionet e fundit, rekord absolut në pesë ligat kryesore evropiane (La Liga, Premierliga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1).

Real Madrid mposhti Juventusin 2-1 të mërkurën mbrëma në duelin e vlefshëm për Grupin B në Ligën e Kampionëve, por vetëm falë golit nga penalltia e realizuar nga Cristiano Ronaldo.

Përveç që ua siguroi fitoren, ky njëmbëdhjetëmetërsh duket se ia solli ekipit të Carlo Ancelotttit një primat tjetër, atë të skuadrës me numrin më të madh të penalltive në favor në Evropë.