Real Madrid ka refuzuar 180 milionë euro për Asension

Skuadra e Real Madrid duket se ka bërë shumë llogari për të ardhmen duke përfshirë Marco Asension.

Sport

25/04/2019 21:15

Spanjolli ishte në element të mirë në sezonin e kaluar dhe filloi të cilësohej si e ardhmja e futbollit, sidomos atij spanjoll.

Skuadra të shumta treguan interesim për reprezentuesin e Spanjës, mirëpo Real Madrid nuk kishte ndërmend të hiqte dorë nga ai.

Këtë gjë e ka vërtetuar edhe agjenti i Asensio, i cili ka bërë të ditur se skuadra ka refuzuar disa oferta për klientin e tij.

Sipas fjalëve të Gaggioli, një prej ofertave kishte shkuar deri në 180 milionë euro, por që nuk kishte bindur skuadrën.

“Gjatë viteve të fundit kanë qenë disa oferta, të cila shkuan edhe deri në 150 milionë euro dhe 180 milionë, por Madridi nuk dëshiroi të dëgjonte ato” ka thënë Horacio Gaggioli për ‘ESPN’, transmeton lajmi.net.

“Gjithmonë ka pasur interes për Marcon nga skuadrat e tjera, duke parë nëse ai dëshironte të largohej, gjë që është normale për një lojtar si ai” ka thënë tutje agjenti.

“Asensio gjithmonë thotë se është shumë i lumtur në Madrid, dhe se është i interesuar të ketë sukses këtu. Ai është akoma i ri, duke u përmirësuar gjithmonë dhe edhe skuadra është e lumtur me të” ishin disa nga fjalët e Gaggioli.

Marco Asensio ka regjistruar tri gola në 33 ndeshje të La Liga dhe Ligës së Kampionëve këtë edicion dhe shumicën e kohës e kaloi në bankën rezervë, sidomos sa trajner ishte Santiago Solari.

Por, me Zinedine Zidane, ai ka startuar në pesë nga gjashtë ndeshjet në La Liga, gjë që lë të kuptohet se ai do të kthehet në pjesë kryesore të skuadrës. /Lajmi.net/