Real Madrid ka gati transferimin 100 milionësh

Real Madrid duket se do t’i bëjë disa shpenzime të mëdha në afatin e verës.

Sport

20/03/2019 11:52

Real Madrid do t’i transferojë disa lojtarë, duke parë që ky sezon ka dështuar.

Skuadra spanjolle do të fillojë ndryshime nga mbrojtja, ku dëshiron ta transferojë Kalidou Koulibalyn nga Napoli, përcjell lajmi.net.

Real Madrid është i gatshëm që të paguajë 100 milionë euro për senegalezin, gjersa napolitanët i duan 110 milionë.

Në garë për transferimin e Koulibalyt është edhe Manchester United, por tani madrienët po i prijnë garës. /Lajmi.net/