Real Madrid ka gati 70 milionë euro për Jesus

Skuadra e Real Madrid është e vendosur që të përforcohet shumë në afatin kalimtar të verës.

Sport

22/03/2019 17:06

Pas rikthimit të Zinedine Zidane në stolin e madrilenëve, janë thënë se skuadra do të ketë në dispozicion plot 300 milionë euro për transferimet.

Sipas raportimeve të fundit të ‘The Sun’ emri që po përmendet së fundmi në kampin e ‘Los Blancos’ është ai i Reinier Jesus, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi i Flamengo aktualisht po kalon në formë të jashtëzakonshme, dhe për të ka shfaqur interesim edhe Liverpool.

Megjithatë, skuadra nga ‘Santiago Bernabeu’ është e gatshme që ta bëjë atë tinejxherin më të paguar në histori.  /Lajmi.net/