Real Madrid – Icardi, ky është lajmi i fundit nga Spanja

Mauro Icardi është shumë afër të bëhet lojtar i Real Madridit.

Sport

15/04/2019 21:28

Mauro Icardi i ka bërë me dije Interit se dëshiron të largohet në drejtim të Real Madridit.

Pasi ia hoqën shiritin e kapitenit dhe ia morën penalltitë, sulmuesi argjentinas dëshiron të transferohet në verë te skuadra spanjolle, përcjell lajmi.net nga Don Balon.

Real Madrid do t’i paguajë 110 milionë euro për transferimin e Icardit nga Interi.

Argjentinasi do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare, me një pagë rreth 18 milionësh në sezon. /Lajmi.net/