Real Madrid i vihet pas yllit të Napolit

Real Madrid janë duke rritur interesimin në mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Sport

16/10/2019 19:16

‘AS’ raporton se ‘Los Blancos’ kanë kthyer interesimin e tyre për Ruiz, përcjell lajmi.net.

Negociatat varën nëse mesfushori nënshkruan kontratë të re me Napolin, pasi çdo rinovim i kontratës do të pamundësonte këtë lëvizje.

Fabian nuk është duke nxitur një largim nga Napoli, pasi i është mirënjohës besimit të trajnerit Carlo Ancelotti.

Ai gjithashtu ka vëmendjen edhe te EURO 2020, dhe garancie e startuesit që i jep Napoli, mund të bëjë që të fitojë një ftesë nga Spanja./Lajmi.net/