Real Madrid i përgjigjet Atletico Madridit për përforcimin e ri (FOTO)

Marcos Llorente nuk do të nënshkruajë me Atletico Madridin.

Sport

23/08/2017 07:33

Marcos Llorente nuk do të transferohet në Atletico Madrid.

E përditshmja sportive madrilène “AS” shkruan se Real Madrid ka refuzuar interesimin nga rivali i qytetit për blerjen e tij në javën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Llorente spekulohet se dëshiron të largohet nga Santiago Bernabeu pas hapësirës së kufizuar për lojë, përcjell “lajmi.net”.

Por, “Los Blancos” nuk do të lejojnë kalimin e tij te skuadra rivale direkte nga La Liga. /Lajmi.net/