Real Madrid i ka 500 milionë euro për transferime

Real Madrid do ta thyej bankën për transferimet që do t’i bëjë në verë.

Sport

18/04/2019 17:15

Real Madrid është duke u përgatitur të shpenzojë shuma të majme për t’i kompletuar transferimet e verës.

Skuadra spanjolle ka një buxhet rreth 300 milionë euro për transferimet në verë, duke mos llogaritur këtu shitjet e lojtarëve, përcjell lajmi.net.

Me shitjet e lojtarëve që do të ndodhin nga Real Madrid, ky buxhet mund të shkojë deri në 500 milionë euro.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe ish-trajneri i madrilenëve, Fabio Capello, ku ka thënë se ai ka dëgjuar se do të shpenzohet ajo shumë e majme.

“Ish në Barcelonë dhe më është thënë se Real Madrid do t’i shpenzojë rreth 500 milionë euro në transferimet e verës”, ka zbuluar ish trajneri i mbretërve. /Lajmi.net/