Real Madrid i hapur për rinovimin e kontratës së Asensios

Real Madrid thuhet se po përgatitet të hap diskutime për kontratën me sulmuesin Marco Asensio.

Sport

23/02/2022 18:20

26-vjeçari ka qenë një lojtar i rëndësishëm për “Los Blancos” gjatë sezonit 2021-2022, duke bërë 28 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me nëntë gola dhe një asistim, transmeton lajmi.net.

Marrëveshja aktuale e spanjollit në “Santiago Bernabeu” do të skadojë në qershor 2023 dhe ishte i lidhur fort me një largim nga klubi verën e kaluar, me Liverpool dhe Arsenal të interesuar.

Megjithatë, sipas ‘AS’, Real Madrid tani po planifikon të hap bisedimet me sulmuesin e gjithanshëm, i cili është i preferuari i presidentit të klubit Florentino Perez, për një marrëveshje të re.

Raporti pretendon se gjigantët e kryeqytetit ishin të prirur të huazonin Asensio verën e kaluar, por mundësia e duhur nuk u shfaq para fundit të afatit kalimtar.

Ish-djaloshi i Mallorcas ka shënuar 46 gola dhe ka regjistruar 23 asistime në 221 paraqitje për “Los Blancos” në të gjitha garat./Lajmi.net