Real Madrid i cakton çmimin James Rodriguez

Real Madrid ka caktuar çmimin për yllin e skuadrës, James Rodriguez.

Sport

15/03/2019 22:50

Rodriguez, i cili aktualisht luan me skuadrën e Bayern Munich, ku është i huazuar, duket se nuk do të vazhdojë rrugëtimin në ‘Allianz Arena’.

Gjithashtu, një vend për lojtarin me gjasë nuk do të ketë as në ‘Santiago Bernabeu’, ku është rikthyer Zinedine Zidane.

Pas këtyre ngjarjeve, interesim të madh për lojtarin kanë shfaqur skuadrat nga Premierliga, Liverpool dhe Manchester United.

E këtyre skuadrave, Real Madrid u ka treguar se kërkon 70 milionë funte për të liruar lojtarin kolumbian, transmeton lajmi.net.

Rodriguez këtë edicion përfundon aventurën dy vjetore në Bayern, dhe duhet të përgatitet për sfidat e reja që mund ta qojnë në Premierligë. /Lajmi.net/