Real Madrid humb yllin e ekipit për ndeshjen ndaj Atletico Madridit?

Një problem i ri për trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane.

Sport

09/11/2017 13:36

Keylor Navas rrezikon të mungojë në derbin e qytetit kundër Atletico Madridit.

Portieri nga Kosta Rika ende është duke stërvitur i ndarë me synim që të jetë i gatshëm për lojë për duelin e madh në kuadër të La Ligës.

Por, “Marca” e paraqet në dyshim rikuperimin e tij me kohë për ndeshjen me Atletico Madridin, përcjell “lajmi.net”.

Zinedine Zidane megjithatë shpreson që Gareth Bale të jetë i gatshëm për lojë pas tejkalimit të problemit të fundit me lëndimin. /Lajmi.net/