Real Madrid heq dorë nga Eriksen

Real Madrid ka hequr dorë nga transferimi i Christian Eriksen.

Sport

23/10/2019 17:33

‘The Sun’ bën të ditur se ‘Los Blancos’ kanë vendosur të heqin dorë nga mesfushori danez.

Arsyeja e këtij vendimi qëndron te paraqitjet e shkëlqyera të të riut Federico Valverde, të cilit do t’i jepet hapësirë më e madhe te Real Madrid.

Eriksen do të jetë në gjendje që nga janari të negociojë me ekipe të reja, pasi në qershor përmbush kontratën me Tottenham.

Bayern Munich dhe Juventus janë të interesuara për Eriksen, kështu që do të jetë interesante për të parë se ku do të transferohet lojtari./Lajmi.net/